Dikur reper i mirënjohur, tani artist kontravers, Kanye “Ye” West u rikthye me këngë të re që mban titullin “Vultures”. Këngën e solli në bashkëpunim me Ty Dolla $ign, Lil Durk dhe Bump J. Kjo është kënga e parë që nga deklaratat antisemitike që i bëri vitin e kaluar.
Vitin e kaluar, West u përball me reagime të ashpra pasi bëri një sërë deklaratash antisemitike. Pas reagimit për veshjen e një bluze “White Lives Matter” në tetor të vitit 2022 gjatë Javës së Modës në Paris, reperi postoi në Twitter se do të donte “death con 3” për hebrenjtë.
Pas kësaj, pasuan një varg intervistash me gjuhë urrejtjeje, të cilat arritën një nivel edhe më shqetësues kur ai u shfaq në uebsajtin InfoWars të Alex Jones dhe tha: “Shoh gjëra të mira te Hitleri”, krahas retorikave të tjera të urrejtjes./UBTNews/