UBT News

Will Smith me autobiografi

Actor Will Smith poses for photographers upon arrival at the 'Aladdin' European Gala premiere in London, Thursday, May 9, 2019. (Photo by Joel C Ryan/Invision/AP)

Superylli Will Smith do të flasë për jetën e tij në një libër autobiografik. “Will” që në shqip do të thotë “Vullneti”, do të publikohet më 9 nëntor.

Aktori ndau një fotografi të kopertinës së librit me 54 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Smith tha se ky libër “është gati” të publikohet pas dy vitesh pune për realizimin e tij.

“Është realizuar me shumë dashuri”, shkroi Smith në postim.

Ky libër flet për jetën dhe karrierën e Smith, që nga fëmijëria e deri te suksesi i tij si aktor dhe reper./UBTNews

Exit mobile version