Liberalizimin e vizave për Kosovën, është deklaruar se e mbështet së fundi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq mbrëmë në TV Happy.
Ai këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai e mbështet ose jo liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vuçiq tha gjithashtu se ‘njëri prej tyre’ i tha atij se e di pse Serbia ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai replikoi se kjo ndodh për shkak të ‘integrimit europian’ të tyre.