Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se kjo qeveri nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës para ose pas çdo zgjedhje, siç bëri qeveria e mëparshme,
Ai tha se raportimet në Wikileaks konfirmojnë se regjimi i mëparshëm u kërkoi vendeve perëndimore të mos ngrinin çështjen e njohjes së Kosovës para zgjedhjeve, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Kur u pyet nga gazetarët nëse shanset për çështjen e Kosovës ishin humbur pas vitit 2000, ai tha se atëherë nuk kishim ndonjë shans, sepse ajo temë nuk i interesonte askujt në atë kohë.
Burimi: KlanKosova