Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel tha se SRS-ja do të konkurrojë me Partinë Serbe Progresive në Beograd dhe zgjedhjet lokale në qytete dhe komuna në Serbi.
“Kam pasur bisedime me Aleksandar Vuçiqin, Ana Brnabiqin dhe Darko Glishiqin dhe jemi marrë vesh që SRS të shkojë në koalicion me SNS-në në zgjedhjet e Beogradit dhe në zgjedhjet komunale dhe të qytetit në brendësi të Serbisë. Përfaqësuesit tanë do të përfaqësohen në listat e kandidatëve dhe ne do të marrim pjesë pas zgjedhjeve në pushtetin ekzekutiv”, tha Sheshel në TV Happy.
Sheshel tha se Partia Radikale Serbe do të garojë e pavarur në zgjedhjet republikane dhe krahinore dhe në ato lokale me progresistët, meqë siç thotë ai, në atë nivel, programet e tyre përkojnë.
“Ekzistojnë dallime në nivelin republican dhe ne do të kemi lista të ndara dhe do të shkojmë në zgjedhje ndaras. Por nëse nevojitet një koalicion më i madh në nivel republican, nëse progresistët nuk mund të formojnë qeverinë vetë apo me socialistët, atëherë jemi gati të hyjmë në qeveri vetëm me ta. Nuk do ta bëjmë kurrë me opozitën pro-perëndimore”, tha Sheshel./UBTNews/