Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciqit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic thanë, “tradhtisë së madhe kombëtare” që ai bëri në Ohër, të shtunën.
“Otadžbina”, lëvizja që tubon një grup politikanësh serbë që dikur kishin goxha pushtet në Kosovë, sidomos në veri, thanë se pranimi i planit evropian është heqje dorë e Vuciqit dhe pushtetit në Beograd, nga Kosova.
“Vuçiq pranoi të zbatohet në praktikë plani franko-gjerman, që në të vërtetë do të thotë se Serbia hoqi dorë nga krahina e saj jugore”, thuhet në një kumtesë të “Lëvizjes Popullore të Serbëve të Kosovës e Metohisë”. “Serbia pranoi tërësinë territorialë, pavarësinë dhe sovrantietin e të vetëshpallurës republikë e Kosovës e po ashtu u obligua ta njohë stemën, himnin, pasaportat dhe ta hap ambasadën e saj në Prishtinë, e separatistët në Beograd”.
Pos për tradhti të madhe kombëtare, “Otadžbina”, akuzoi Vuçqin edhe për gënjeshtra e mashtrim të serbëve në Serbi e në Kosovë.
“Aleksandar Vuciq hoqi dorë nga Kosova e Metohia dhe për t’i mashtruar qytetarët për këtë, ai flet për ‘Bashkësinë e Komunave serbe’, e cila në fakt e në përmbajtje, do të thotë hiq më shumë se një autonomi kulturore e serbëve në kuadër të Kosovës së pavarur”.
Ndër liderët kryesore të “Otadžbina” janë politikani i dikurshëm me shumë ndikim në veri të Kosovës, Marko Jakshiq dhe ish kryetari i Zubin Potokut, Slavisha Ristiq/Klankosova.tv/