Kori Siparantum mori edhe 2 çmime të rëndësishme.
Gara në Spanjë ka filluar me datë 23 dhe pritet të mbarojë nesër, me 29 tetor.
Të jesh i pandalshëm si Kori Siparantum, Kosovës i siguron dy çmime në Spanjë
UBT News ka kontaktuar me anëtarët e këtij Kori ku kanë dhënë përshtypjet e tyre në lidhje me këtë sukses.
Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën në Kupën Botërore të Koreve “Sing for Gold” në Calella, Barcelonë – një nga ngjarjet më të njohura të koraleve në botë.
Gjatë festivalit, kori performoi në dy koncerte jashtë gare, duke prezantuar një program të larmishëm të pjesëve korale shqiptare dhe duke sjellë kulturën tonë në skenën ndërkombëtare.
Në kategorinë “Adult Choir,” Siparantum arriti të fitojë medaljen e artë.
Përveç medaljes, kori u vlerësua me një çmim special për programin më të mirë të muzikës bashkëkohore dhe performancën më të mirë skenike – një arritje që e bën Kosovën krenare dhe përforcon reputacionin korit në arenën ndërkombëtare, u shprehën ata. /UBTNews/