Një violinë afro treshekullore, e cila njihet ndryshe edhe si Leonardo da Vinci i violinave mund të shitet në ankand për 10 milionë euro muajin e ardhshëm, tha shtëpia franceze që mbikëqyr shitjen.
E krijuar në vitin 1736 nga lutieri i nderuar italian Giuseppe Guarneri, është në pronësi të virtuozit Regis Pasquier dhe tingulli i saj ka zbukuruar sallat e koncerteve në mbarë botën.
“Ka shumë violina, por kjo është sikur ta shesësh një pikturë të Rembrandtit, Goya-s apo Leonardo da Vincit”, tha Sophie Perrine nga shtëpia e ankandit Aguttes afër Parisit.
Violina do të dalë në ankand më 3 qershor pas një ekspozite treditore. Vlerësimi i çmimit bazë të saj është 4 deri në 4.5 milionë euro, por Perrine tha se mund të shitet deri në 10 milionë./UBTNews/