Sebastian Vettel ka folur për të ardhmen e tij, pas një fillimi të vështirë të ekipit të tij në sezonin 2022 të Formula 1.
Aston Martini është i vetmi ekip që nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë pas tre garave këtë vit, ndërsa Vettel mungoi në dy Gran Prix-at pasi që kishte testuar pozitiv me COVID-19.
Kur u rikthye në Australi, Vettel kishte shumë incidente dhe aksidente, ndër to edhe dalja nga pista ku edhe u aksidentua gjatë garës.
Synimet e Aston Martinit për vitin 2022 duket se janë të vogla, ndërsa Vettel u pyet për të ardhmen e tij para Emilia Romagna Grand Prix, ku po ashtu u pyet edhe nëse ka biseduar me ish-shefin e tij Christian Horner për një rikthim të mundshëm te Red Bulli, pasi që kontrata e tij aktuale me Sergino Perez do të skadojë në fund të këtij sezoni.
“Nuk kam biseduar me Christian për shumë kohë. Nuk është e vërtetë”, tha Vettel për një rikthim të mundshëm te Red Bulli.
“Nuk e di, koha do të tregojë. Momentalisht, unë mendoj që fokusi është në të tashmen dhe në malin para nesh në të cilin ne do të mundohemi të ngjitemi. Nuk do të ngjitemi në një ditë, nuk do të ngjitemi në një muaj, por ne do ta zgjedhim rrugën të cilën do ta përshkojmë, e cila do të vendos për tre deri në katër vitet e ardhshme”, tha Vettel për synimet e Aston Martin.
“Një ditë, do të jetë një ditë për të gjithë kur kjo aventurë do të përfundojë dhe një aventurë tjetër do të fillojë, çfarëdo çoftë ajo”, tha Vettel për të ardhmen e tij.
Vettel e pranoi që në të ardhmen do të vijë koha për tu larguar nga Aston Martini, por gjatë intervistës së tij ylli i Formula 1 nuk dha ndonjë informacion më konkret mbi të ardhmen e tij.