Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti pritet të jetë i gatshëm për Italinë në Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.
Lëndimi që pësoi në gju gjatë stërvitjeve duket se nuk është aq serioz dhe do të rikuperohet me kohë për Euro 2020.
L’Equipe raporton se testet mjekësore treguan një lëndim të vogël dhe organizatori i lojës do të jetë i gatshëm brenda tri javëve.
Verratti do t’u nënshtrohet edhe testeve tjera mjekësore, por megjithatë ai do të jetë në gjendje ta ndihmojë Italinë në Kampionatin Evropian.
Euro 2020 nis më 11 qershor pikërisht me ndeshjen Turqi-Itali dhe do të mbyllet me finalen që luhet më 11 korrik.