Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri ka ndarë me fansat e tij një lajm të mirë. Ai ka bërë të ditur se para disa muajsh ka konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike ”SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, ku do të paraqitet më këngën ”I miri i motrës”.
”Në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota. Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin”, ka shkruar Korabi.
Finalja e këtij festivali do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.
Megjithkëtë Shaqiri ka dhënë një sqarim se çka trajton kjo këngë.
”Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukrainase Lilia Nikitchuk, kor i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia”, ka shkruar tutje këngëtari./21Media