Vëllaznimi po vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri në Superligën e Basketbollit të Kosovës, duke realizuar një sërë përforcimesh të rëndësishme në ekip.
Skuadra nga Gjakova ka bërë të ditur se në radhët e saj do të jenë Eden Cingu, Meritoni Ismaili, Fatlind Shoshaj, Arbin Rushiti, Adhurim Aliaj, Adrian Ibishi, Kentrell Pulliam, DJ Davis, Vance Jackson, Emmanuel Tshimanga, Mal Syla dhe Andi Ahmeti.
Me këto transferime, Vëllaznimi synon të krijojë një ekip më të gjerë dhe më konkurrues, duke kombinuar përvojën, energjinë e lojtarëve të rinj dhe cilësitë e basketbollistëve të huaj.
Tashmë pritet që këto përforcime të japin kontributin e tyre në objektivat e klubit në elitën e basketbollit kosovar.
Vëllaznimi synon të jetë një nga skuadrat që do të luftojë për rezultate sa më të mira në sezonin e ri të Superligës.
D.L
