Ka vdekur vokalisti i grupit UB40, Terence Wilson, i njohur me emrin e tij skenik, Astro. Ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.
Wilson ishte pjesë e grupit britanik të reggae UB40 për më shumë se 30 vjet, përpara se të largohej nga grupi për t’u bashkuar në një grup me Ali Campbell në vitin 2013.
UB40 u formua në Birmingham në fund të viteve 1970 dhe gjatë tre dekadave të ardhshme arriti sukses me hitet sikurse “Red Wine” dhe “(I Can’t Help) Falling In Love”.
Grupi trajtoi çështjet sociale dhe politike në këngët e tyre, duke i dhënë zë pakënaqësisë së klasës punëtore me status quo-në e kohës./UBTNews