Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Lajmin e konfirmoi e ëma e saj.
“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha ajo.
Lisa Marie, e cila ishte këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital mëngjesin e të enjtes. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak.
Ajo u gjet pa vetëdije në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ./UBTNews/