UBT News

Vdiq nga COVID-19 kantautori Kujtim Prodani

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve. Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronavirusin. Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ia doli ta mposhte Covid-in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe.

Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga Covid, ku publikoi një foto nga spitali teksa shkruante “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Prodani ishte këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalur për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Kujtojmë që ai i ka dedikuar një këngë Covid-in me titull ‘ju flet Corona’.

Exit mobile version