Reperi amerikan Coolio, i njohur më së miri për hitin e tij ikonik, “Gangsta’s Paradise”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.
Menaxheri i tij, Jarez Posey i tha mediave amerikane se artisti u gjet pa shenja jete në dyshemenë e banjos së një miku të tij në Los Angeles.
Karrierën në muzikë ai e filloi në vitet 1980, por u bë i njohur me hitin e tij, “Gangsta’s Paradise”, në vitin 1995.
Shkaku i vërtetë i vdekjes së tij nuk u bë ende i ditur. Megjithatë Posey i tha TMZ-së që mjekët besojnë se ai ka pësuar arrest kardiak./UBTNews/