Ka vdekur në moshën 74-vjeçare këngëtari Meat Loaf. Një nga albumet e tij më të shitura të tij është “Bat Out of Hell”. Lajmin e ka konfirmuar për CNN agjenti i tij. Nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Marin Lee Aday, u lind në Dallas. Dy albumet e tij më të njohura – “Bat Out of Hell” dhe “Bat Out of Hell II: Back into Hell” prodhuan hite të panumërta, sikurse “Paradise by the Dashboard Light”, “Two Out of Three Ain’t Bad” dhe “I’d Do Anything for Love (But I Won’t Do That”.
Gjithashtu ai fitoi edhe një çmim Grammy në vitin 1993, për performancën më të mirë vokale me këngën “I’d Do Anything for Love”./UBTNews