Jane Marczewski, këngëtarja e njohur me emrin skenik “Nightbirde”, e cila fitoi një numër të madh ndjekësish pasi u shfaq në kompeticionin “America’s Got Talent”, ka humbur betejën me kancerin, konfirmoi familja e saj.
“Ne, familja e saj, jemi të shkatërruar nga humbja e saj”, thuhet mes tjerash në njoftimin e familjes.
Pas katër vjetësh betejë me kancerin, Maczeswki vdiq më 19 shkurt, njoftoi familja e saj.
Këngëtarja mori vëmendjen e të gjithëve pas një audicioni mahnitës vitin e kaluar në “America’s Got Talent”, ku performoi një këngë origjinale, të titulluar “It’s OK”. Gjatë performancës së saj, ajo i tregoi jurisë se po luftonte me kancerin që i ishte përhapur në mushkëri, shpinë dhe mëlçi. Ajo mori vëmendjen e gjyqtarit Simon Cowell me pozitivitetin dhe vendosmërinë e saj./UBTNews/