UBT News

Vdiq basisti i “Happy Mondays”

Paul Ryder, basisti i grupit “Happy Mondays” dhe vëllai i këngëtarit Shaun, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.

Në një deklaratë thuhet se grupi dhe familja janë “thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur me lajmin”.

Grupi gjeti famë në epokën “Madchester” të fundit të viteve 1980 dhe fillimit të viteve ’90 me hite si “Step On” dhe “Kinky Afro”.

Paul Ryder gjithashtu luajti në filma sikurse “The Ghosts Of Oxford Street” dhe “Losing It”, dhe gjithashtu u shfaq në një rol si gangster në “24 Hour Party People”, për skenën muzikore Madchester./UBTNews/

Exit mobile version