UBT News

Vdiq bashkëshorti i këngëtares Jane McDonald

Këngëtarja Jane McDonald njoftoi se ka vdekur bashkëshorti i saj, Eddie Rothe, në moshën 67-vjeçare. Ai ishte baterist i grupit “Liquid Gold” dhe pastaj i grupit “The Searchers”.

Këngëtarja dhe moderatorja njoftoi se bashkëshorti i saj tash e sa kohë ishte duke u përballur me kancer të mushkërive.

Varrimi i tij u bë të mërkurën./UBTNews

Exit mobile version