Ka vdekur në moshën 57-vjeçare babai i këngëtares Adele. Mark Evans, babai i këngëtares Adele, me të cilën nuk kishte folur me vite për shkak të një konflikti, e humbi betejën me kancerin.
Një burim i tha The Sun se familja Evans padyshim që është tejet e pikëlluar nga vdekja e tij. I njëjti burim deklaroi se marrëdhëniet babë e bijë ishin të ftohta, përkundër përpjekjeve që t’i rregullonin ato.

Evans në vitin 2013 zbuloi se po vuante nga kanceri i zorrëve. Në një intervistë po atë vit, ai deklaroi se donte t’i rregullonte raportet me të bijën, meqë kishte vite që ata nuk flisnin. Dy vite më herët, ai e pranoi se nuk ishte ‘baba i mirë’ për të bijën e tij.

Gjithçka filloi pas vdekjes së babait të tij (gjyshit të këngëtares Adele) në vitin 1999, meqë siç tha ai, përjetoi thyerje pas vdekjes së të atit./UBTNews