Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.
Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur për Vëllaznimin, si dhe ka qenë edhe trajner i kësaj skuadre.
Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vëllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të republikës jugosllave të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish-Jugosllavisë).
Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vëllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966 -1970.
Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja).