Një grua nga Oregon vdiq e pastrehë vitin e kaluar, pa dijeni se ajo kishte një trashëgimi të kërkuar prej 884,447 dollarë.
Cathy Boone vdiq në janar të vitit 2020 në një strehë ngrohjeje në Astoria, Oregon. Ajo kishte qenë duke luftuar me çështje të shëndetit mendor dhe abuzim të drogës.
Kur nëna e saj vdiq në 2016, ajo i la Boone trashëgiminë e saj të konsiderueshme, por askush nuk ishte në gjendje ta gjente atë.
“Thjesht nuk kishte ndonjë kuptim për mua”, tha babai i saj, Jack Spithall. “Këto para thjesht rrinin atje – dhe asaj i duhej kjo ndihmë më së shumti”.
Boone përjetoi probleme me frymëmarrjen ndërsa qëndronte në strehën e ngrohjes dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e St. Vincent në Portland ku më vonë ndërroi jetë.
Pasi familja e saj nxori reklama në gazetë dhe kërkoi ndihmën e një hetuesi privat pa rezultat, paratë u transferuan përfundimisht në Departamentin e Tokave të Shtetit, ku ato mbeten të pakërkuara.
“Duke pasur parasysh një vit e gjysmë përpjekje të marrë nga përfaqësuesi personal dhe avokati për këtë pronë të veçantë, me të vërtetë nuk ka shumë më shumë që shteti mund të bëjë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Tokave të Shtetit Claudia Ciobanu. “Ky është një rast unik dhe ne bashkndjejmë me familjen.”
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me paratë tani që Boone ka vdekur, megjithatë, ajo ka dy fëmijë biologjikë që mund të kenë pretendime për to./UBTNews