UBT News

Vdes dirigjenti i njohur shqiptar

Dirigjenti i njohur nga Shkodra, Kujtim Alija ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila në Facebook shkroi se kjo është një humbje e jashtëzakonshme për artin shkodran dhe të gjithë Shqipërinë.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta! Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija. Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkroi ajo.

Exit mobile version