Argjentinasve iu desh të prisnin 36 vjet që të mund të dilnin sërish në rrugë dhe të festonin titullin e kampionit të botës.
Kjo u arrit pas triumfit ndaj Francës pas ekzekutimit të penaltive në një finale që dhuroi spektakël të vërtetë gjatë 120 minutave lojë.
Pas triumfit ndaj Francës, rrugët e Buenos Aires u mbushën me mijëra e mijëra mbështetës që ngjyrosën rrugët kryesore të qytetit.
Pamjet nga lartësia tregojnë rrugët e këtij qyteti të stërmbushura nga mijëra e mijëra njerëz.