Mijëra qytetarë nga rajone te ndryshme te trojeve shqipetare kanë mbushur rrugët e Tiranës në protestën më të madhe të organizuar deri më tani kundër ndërtimit të një resorti luksoz, i cili është planifikuar nga dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, siç raporton Reuters.
Projekti gjigant, i cili pritet të kushtojë rreth 5 miliardë euro, ka ngritur një valë të madhe pakënaqësie në Shqipëri, si për shkak të vendndodhjes në një zonë të mbrojtur ekologjike, ashtu edhe për mungesën e plotë të transparencës nga ana e investitorëve të huaj.
Protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor duke u grumbulluar para zyrës së Kryeministrit Edi Rama, teksa mbanin në duar parulla me mbishkrimet “Shqipëria nuk është në shitje” dhe thërrisnin në kor “Shqipëria e Re”. Projekti në Zvërnec po cilësohet nga qytetarët si kulmi i asaj që ka ndodhur në vend gjatë 35 viteve të fundit, duke kërkuar që kësaj workspace t’i vihet pikë sa më parë.
Kjo revoltë po shihet si një tjetër test i vështirë për kryeministrin Edi Rama, i cili udhëheq vendin që nga viti 2013 dhe po përballet me kritika të ashpra për mosluftim të korrupsionit dhe mungesë të përmirësimit të shërbimeve bazë. Megjithatë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Rama ka bërë të ditur se projekti do të vazhdojë dhe do të realizohet me përgjegjësi, duke shtuar se qeveria e tij ka bërë hapa të mëdhenj kundër korrupsionit përmes krijimit të SPAK-ut.
Idenë për ndërtimin e këtij resorti e kanë pasur vetë Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, të cilët ishin dashuruar me bregdetin shqiptar gjatë një vizite me jaht disa vite më parë. Tensionet rreth këtij investimi kishin nisur që muajin e kaluar, kur kompania vendosi rrethime në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, e cila njihet si shtëpi e flamingove dhe breshkave të detit, ndonëse ato rrethime u hoqën pas reagimit të ashpër të banorëve vendas. /Reuters/ /E.A/
