UBT News

Vashat e Kosovës të pandalshme: Shënojnë fitoren e tretë radhazi drejt Botërorit 2027

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave po kalon një formë të jashtëzakonshme në rrugëtimin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027. “Dardanet” kanë shënuar fitoren e tretë radhazi, duke blinduar pozicionin e tyre si lidere të pamposhtura në Grupin 2 të Ligës C.

Me këtë seri pozitive, vashat tona kanë dëshmuar rritje të madhe profesionale dhe pretendime serioze për të shkruar historinë në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses vjen si një paralajmërim i fortë para ndeshjes së radhës, ku Kosova do të kërkojë të vazhdojë këtë ecuri fantastike. Përballja e radhës, që konsiderohet vendimtare për ruajtjen e kreut të grupit, do të jetë ndeshja kthyese kundër Bullgarisë.

Ky takim do të zhvillohet këtë të shtunë, më 18 prill 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Federata e Futbollit dhe stafi teknik u kanë bërë thirrje tifozëve që të mbushin shkallët e stadiumit për t’u dhënë mbështetjen e nevojshme vajzave drejt objektivit të madh.

Me lojën e treguar deri më tani, Kombëtarja e Kosovës është shndërruar në favoriten kryesore për të mbyllur këtë fazë si kampione e grupit, duke hapur rrugën drejt ëndrrës botërore.

Exit mobile version