UBT News

Vasco Rossi rikthehet në tregun muzikor me ‘Siamo qui’

Si do të tingëllonte një album i Vasco Rossit, plot liri, këngë rock’n’roll pa shumë kufizime? Ndoshta do të tingëllonte njësoj si  ‘Jemi këtu’-‘Siamo qui’, albumi më i ri dhe i shumëpritur që do të publikohet më 12 nëntor dhe i shkruar nga vet rokeri, i cili rikthehet në skenë për të bërë popullin të këndojë sërish poezinë e tij nën tingujt e kitares akustike dhe elektrike.

Albumi i tij i katërt  i publikuar në vitin 1981, ‘Siamo solo noi’-‘Jemi vetëm ne’, këtë vit shënon plot 40 vite që nga dalja në treg.

Repertori i tij ndër vite përshkon brezat, të cilët janë rritur, që mbajnë shënim dhe vazhdojnë përpara. Utopi të viteve ‘70, ‘flluska’ të viteve ’80 dhe ndërgjegjësim për tu ndjekur.

‘Siamo qui’ përcjell mesazhin i të qënit i vetëdijshëm që nuk mund të dorëzohemi, çfarëdo që të ndodhë. Albumi ka në fokus ironinë, zhgënjimin dhe nostalgjinë.

Sigurisht që, është Vasco ai që zgjedh gjithmonë këngën e duhur, edhe këtë vit, ai do të tregojë rreth botës, për veten dhe për atë që e rrethon.

Titulli i albumit lidhet me zhgënjimin, por edhe koherencën për të ditur se çfarë vendi zë muzika në botë, e skalitur me kalimin e kohës, mes përpjekjeve që rikthejnë një jetë mes suksesit dhe rënies. 

Exit mobile version