UBT News

Varri i humbur Aleksandrit të Madh

Teoria e re jep idenë e vendndodhjes së saktë.

Vendndodhja e tumës së Aleksandrit të Madh është një nga misteret më të mëdha të historisë. Teoritë janë të shumta por ajo dominuese është se Mbreti i Maqedonisë është varrosur në Aleksandri, në qytetin egjptian që themeloi.

Një profesor i universitetit të Cambridge në Britani tha së fundmi se varri i Aleksandrit të Madh është me siguri aty, madje referoi katër vendndodhje të mundshme në qytet ku mund të kërkohet për të.

Profesor Paul Cartledge thotë se Aleksandria është qyteti i vetëm në të cilin Aleksandri i Madh mund të ishte varosur dhe mbetjet e tij nuk janë zhvendosur asnjëherë prej andej .

“Ai ka vdekur në Babiloni, edhe pse kjo kontestohet. Trupi i tij është kthyer në mumje në mënyrë që të transportohej përsëri në Maqedoni, në kryeqytetin e atëhershëm të quajtur Pella, në veri të Greqisë së sotme. Por teksa po kalonte përmes Damaskut në Siri, një nga sundimtarët që e pasoi atë, Ptolemy I i Egjiptit ndërpreu karvanin dhe grabiti arkivolin për ta kthyer në kryeqytetin e vjetër, Memfis” thotë Cartledge.

Memfis është kryeqyteti i vjetër i Egjiptit, qyteti i parë që u pushtua nga Aleksandri kur ushtritë e tij fituan mbi Persinë në vitin 332 p.e.s. Por ai më pas përcaktoi Aleksandrinë si kryeqytetin e ri të vendit.

“Kështu që kur u ndërtua Aleksandria, trupi i Aleksandrit u transferua atje nga Memfis, ku iu bë një funeral madhështor. Trupi i tij u vendos në një vend dekorativ me një xham mbi të, në mënyrë që të shikohej trupi i mumifikuar, siç u bë me trupin e Leninit në Kremlin (i vendosur aty në vitet 1920-të)”, thotë profesori.

“Ai ka qenë ende aty kur perandori romak Augustus, erdhi për të bërë homazhe pasi edhe ai e pushtoi Egjiptin në vitin 30 p.e.s.

Profesori shton se beson se me siguri që trupi i mumifikuar i mbretit është varrosur në Aleksandri, në zonën ku ka qenë pallati i Ptolemeut, që tashmë shtë mbulaur nga uji, kështu që nuk mund të arrihet shumë lehtë.

“Disa studiues besojnë se mund të identifikojnë vendvarrosjen e Aleksandrit të Madh. Një prej këtyre është një xhami, xhamia Nabi Daniel në Aleksandri. Është një vend i përshtatshëm me një bodrum të thellë, shumë më poshte nivelit të qytetit. Por vetëm kaq mund të thuhet për këtë”.

Një tjetër histori i lokalizon mbetjet e Aleksandrit në Venecia, në katedralen e Shën Markut, sipas të cilës, kur arabët morën kontrollin e vendit, ata dëshironin të zhduknin çdo gjurmë të botës para-islamike, bashkë me tumën e Aleksandrit.FOTO GALERI1/5

Exit mobile version