Ministria italiane e Shëndetësisë ka ngritur në “alarm të kuq” të nivelit 3 gjithsej 27 qytete në vend, për shkak të valës së katërt të nxehtësisë ekstreme që ka përfshirë me të madhe Italinë.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C në disa zona, ndërsa vala e të nxehtit parashikohet të zgjasë të paktën edhe për një javë.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se niveli 3 i alarmit nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e të gjithë popullsisë, pa u kufizuar vetëm te të moshuarit, fëmijët apo personat me sëmundje kronike.
Kjo valë e fundit pason tri valët e mëparshme të këtij viti, të cilat gjithashtu u shoqëruan me pasoja fatale dhe viktima nga nxehtësia ekstreme. /ANSA/
