Vaksinimi mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj pasojave afatgjata të Covid-19, sipas një studim izraelit të Universitetit të Bar-Ilanit.
Hulumtimi u krye midis marsit 2020 dhe qershorit 2021.
Studiuesit synonin të analizonin efektet e mosshërimit nga sëmundja javë ose muaj pas episodit akut.
Ndër simptomat që janë raportuar më shpesh në periudhën pas sëmundjes, ka pasur lodhje (22%), dhimbje koke (20%), dobësi (13%) dhe dhimbje të vazhdueshme të muskujve (10%).
Dhe, falë këtij hulumtimi, ata zbuluan se njerëzit që ishin plotësisht të vaksinuar (me dy ose më shumë doza) kishin më pak gjasa të raportonin ndonjë nga këto simptoma.
Reduktimi ishte 64% për lodhjen, 54% për dhimbjen e kokës, 57% për dobësinë dhe 68% për dhimbjen e vazhdueshme të muskujve.