UBT News

Usyk: Shpirti im i takon Zotit, trupi dhe nderi i takojnë shtetit tim

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk dhe Vasiliy Lomachenko janë shokë që nga fëmijëria, ku ëndrra e tyre ishte gjithmonë të prekin majat më të larta të suksesit dhe famës, dhe e kanë arritur këtë gjë përmes dorëzave të boksit.

Mes tyre, 35 vjeçari Usyk dhe 34 vjeçari Lomachenko kanë fituar gjithsej tre medalje të arta olimpike, dhe që nga ajo kohë e kanë marrë epitetin si ndër boksierët më të mirë në botë.

Por, tani të dy këta boksierë po përballen me një luftë tjetër, atë të ekzistencës së shtetit të tyre. Që prej se Rusia urdhëroi hyrjen e forcave ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, Usyk dhe Komachenko janë rikthyer në Ukrainë, ku kanë kapur në dorë armët dhe i janë bashkuar forcave ukrainase në rezistencë.

Duke folur përmes një video-linku për CNN, Usyk tregoi që nuk duhet të mbrohen vetëm nga ushtarët rus, dhe se është tejet i gatshëm që edhe të vrasë nëse është e nevojshme.

“Nëse ata dëshirojnë të më vrasin mua, ose të marrin jetët e njerëzve të mi, do më duhet që ta bëjë. Por nuk e dua këtë gjë. Nuk dua të gjuaj me armë, dhe nuk dua që të vrasë askënd, por nëse dikush dëshiron që të më vrasë mua, atëherë nuk do të kem zgjidhje tjetër”, tha Usyk.

“Ndoshta do të tingëllojë shumë sentimentale, por shpirti im i takon Zotit ndërsa trupi dhe nderi im i takojnë shtetit, familjes sime. Kështu që nuk frikohem, absolutisht pa frikë. Si mund të ndodhin këto gjëra në shekullin 21?”,shtoi boksieri ukrainas.

Ndërkaq, menaxheri i të dy boksierëve në fjalë ka treguar se Usyk dhe Lomachenko nuk e kishin pritur që do të marrin armët, derisa iu bashkuan batalionit për mbrojtje të Ukrainës.

Exit mobile version