Ministria e Mbrojtjes ka nisur nga Elbasani fushatën për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura.
Janë 400 pozicione të lira pranë FA si ushtar apo detar aktiv që presin të rinjtë shqiptarë të cilët kanë dëshirën dhe energjinë të përfaqësojnë vendin e tyre përkrah trupave të NATO-s.
Ministri theksoi pagën dinjitoze që mund të përfitojë një pjesëtar i FA që në fillim të karrierës së tij ndërsa duket se interesi i të rinjve nuk ka munguar.
Fushata e Ministrisë së Mbrojtjes do të vijojë në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të rekrutuar të rinj nga mosha 18-27 vjeç, edhe me arsim 9 vjeçar, duke mundësuar më pas arsimim të mëtejshëm falas dhe të gjitha lehtësirat e një ushtaraku./TCH