Universal Music ka vendosur të tërheqë miliona këngë nga TikToku pas një ndërprerjeje gjatë bisedimeve për paga.
Kjo nënkupton se kjo platformë nuk do të ketë më qasje në këngët e artistëve sikurse Taylor Swift, The Weeknd dhe Drake.
Universal akuzoi TikTokun për “ngacmim” dhe tha se dëshiron të pagujë një “pjesë” të tarifës që ofrojnë faqet e tjera të mediave sociale për qasje në katalogun e saj.
TikTok tha se Universal po paraqet një “narrativë dhe retorikë të rreme”./UBTNews/