UBT News

United e gjen zëvendësuesin e Casemiros

Casemiro pritet të largohet nga Manchester United dhe një gjë e tillë duket se do të ndodhë në verë.

Teksa ‘Djajtë e kuq” janë të përgatitur për largimin e brazilianit nga “Old Trafford” ata tanimë janë hedhur në kërkim të zëvëndësuesit të tij dhe duket se e kanë gjetur atë. Bëhet fjalë për mesfushorin francez të Monacos, Youssouf Fofana.

Reprezentuesi francez ka përjetuar rritje të dukshme që nga koha e tij kur lunate te RC Strasburg përpara se t’i bashkohej Monacos në dimrin e 2020, për tu bërë më pas një nga lojtarët kyç të skuadrës nga Monte Carlo.

Mirëpo përveç Manchester United në garë për yllin francez, janë edhe Paris Saint-Germain e Juventus.

Ndërkohë klubi francez tanimë janë të vendosur për çmimin e lojtarit dhe nuk kanë ndërmend të negociojnë për më pak se 40 milion euro me skuadra të tjera, në mënyrë që ta lënë të lirë 25-vjeçarin./UBTNews/

Exit mobile version