Ukraina ka tërhequr nga bibliotekat e saj rreth 19 milionë kopje të librave që erdhën ose nga epoka sovjetike ose ishin në gjuhën ruse.
Yevheniya Kravchuk, nënkryetare e komisionit të parlamentit ukrainas për politikat humanitare dhe informacionit, tha se nga 19 milionë libra që u tërhoqën deri në nëntor të vitit të kaluar, 11 milionë ishin në rusisht, përcjell UBT News.
“Disa libra në gjuhën ukrainase nga epoka sovjetike gjithashtu janë larguar”, tha Kravchuk sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Verkhovna Rada, parlamenti i vendit.
“Ka gjithashtu rekomandime për të hequr librat, autorët e të cilëve mbështetën agresionin e armatosur kundër Ukrainës”, u tha mes tjerash.
Vitin e kaluar, Ukraina filloi të kufizojë shpërndarjen e librave rusë, duke kërkuar të ndërpresë më tej lidhjet kulturore midis dy fqinjëve.
Kravachuck tha gjithashtu se rreth 44% e librave në bibliotekat e Ukrainës ishin në rusisht./UBTNews/