UBT News

Ukraina shet trofeun e Eurovisionit për të blerë dronë

Grupi ukrainas, Kalush Orchestra, që fitoi edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, e shiti trofeun për 900 mijë dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Mikrofoni i kristaltë u shit në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës.

Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut të Berlinit. Përmes shitjes u mblodhën para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet.

Duke folur në koncert, anëtari i grupit, Oleh Psiuk bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vdekur të paktën 4 mijë e 31 civilë dhe 4 mijë e 735 të plagosur, sipas OKB-së, së bashku me një numër të panjohur luftëtarësh. Si pasojë e luftës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre 14 milionë njerëz./UBTNews/

Exit mobile version