UBT mori pjesë në Forumin vjetor të organizuar nga Cambridge International Education në Tiranë, një ngjarje që bëri bashkë liderë të institucioneve arsimore nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Delegacioni i UBT-së, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi takime dhe diskutime me përfaqësues të Cambridge International Education dhe partnerë rajonalë, duke shkëmbyer përvoja dhe ide mbi zhvillimet më të reja në programet ndërkombëtare të arsimit.
Forumi shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e standardeve të arsimit ndërkombëtar. Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte prezantimi i zhvillimeve lidhur me njohjen e kualifikimit Cambridge A Levels, një hap i rëndësishëm për arsimin në rajon.
Pjesëmarrja e UBT-së në këtë forum konfirmon përkushtimin e institucionit për të qenë pjesë e rrjeteve më prestigjioze ndërkombëtare dhe për të sjellë mundësi të reja akademike për studentët dhe komunitetin arsimor.
