Në ambientet e Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, sot duke filluar nga ora 17:00 do të mbahet ceremonia solemne e diplomimit të maturantëve të UBT International Smart Schools, gjenerata 2026.
Kjo ngjarje do të shënojë përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike për maturantët, duke kurorëzuar vitet e angazhimit, përkushtimit dhe sukseseve të tyre në arsim.
Ceremonia do të bëjë bashkë nxënës, prindër, mësimdhënës, përfaqësues institucionalë dhe mysafirë të shumtë, të cilët do të festojnë së bashku arritjet e gjeneratës së re. Gjatë mbrëmjes do të ketë momente simbolike të ndarjes së diplomave, mesazhe frymëzuese dhe aktivitete që pasqyrojnë rrugëtimin e maturantëve drejt suksesit.
Ceremonia e diplomimit do të mbahet sot, më 30 maj 2026, në ora 17:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.
