UBT International Smart Schools ka lansuar Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë, një mundësi e veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të nënta në tërë territorin e Kosovës, që duan të testojnë njohuritë e tyre, të përgatiten për Testin e Semimaturës.
Testi do të zhvillohet më 27 shkurt 2027, në ora 12:00, online dhe falas, duke u mundësuar nxënësve të marrin pjesë nga kudo dhe të dëshmojnë njohuritë dhe potencialin e tyre.
Testi Provues i Arritshmërisë është konceptuar si një mundësi për nxënësit e klasave të nënta që të matin nivelin e njohurive të tyre dhe të përgatiten më mirë për sfidat e Testit të Semimaturës. Përmes testimit, ata do të kenë mundësi të identifikojnë nivelin e tyre të përgatitjes dhe të dëshmojnë aftësitë e fituara gjatë arsimit të mesëm të ulët.
Me lansimin e këtij edicioni, UBT International Smart Schools vazhdon të krijojë mundësi të reja për nxënësit, duke ndërthurur vlerësimin e njohurive me mundësitë për përfitime akademike dhe duke i inkurajuar ata të sfidojnë veten dhe të synojnë rezultate të larta.
Mos e humb mundësinë për të testuar njohuritë, për t’u përgatitur për Testin e Semimaturës. APLIKO TANI ONLINE!

