UBT International Smart Schools janë në prag të fillimit të një viti të ri shkollor, i cili premton të sjellë mundësi të shumta për zhvillim akademik dhe personal për nxënësit.
Stafi pedagogjik ka përfunduar me sukses planifikimet dhe organizimin e leksioneve, duke përfshirë edhe risi në programe, të cilat janë përshtatur për të plotësuar nevojat e çdo nxënësi. Ambientet shkollore janë përgatitur për të ofruar kushte moderne mësimore, me laboratorë, bibliotekë dhe hapësira të pajisura me teknologjinë më të re.
Në këtë kuadër, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që ka fillimi i vitit shkollor për institucionin:
“UBT ka ndërtuar një sistem arsimor të integruar, që nga shkollat fillore e deri në nivelin universitar, për t’i ofruar gjeneratave të reja një edukim cilësor, bashkëkohor dhe të krahasueshëm me standardet më të larta ndërkombëtare. Ky vit shkollor do të jetë një mundësi e re për nxënësit tanë që të zhvillojnë njohuri, shkathtësi dhe aftësi që i përgatisin për të ardhmen”.
Në nivelet që nisin vitin e ri shkollor përfshihen:
Niveli i mesëm i ulët: Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT
Niveli i mesëm i lartë: Gjimnazi Natyror, Gjimnazi Gjuhësor, Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike, Asistent Dentar, Teknik të Optikës, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.
Drejtoresha e UBT International Smart Schools, Hajrije Devetaku – Gojani, nënvizoi përkushtimin e stafit për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për nxënësit:
“Ne synojmë që çdo nxënës të ndihet i mbështetur dhe i motivuar. Përveç mësimit cilësor, ofrojmë aktivitete të shumta ekstrakurrikulare – nga sporti, arti e deri te klubet e veçanta – në mënyrë që të zhvillojmë talentet dhe aftësitë e tyre në mënyrë të plotë”.
Me përgatitjet e përfunduara dhe vetëm pak ditë deri në mbylljen e regjistrimeve, UBT International Smart Schools i fton të gjithë prindërit dhe nxënësit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të ri akademik.