UBT News

UBT hap “Nukleus Lab” – Qendrën për Inovacion Gjuhësor dhe Zhvillim Akademik

Fakulteti i Gjuhës Angleze në UBT ka nisur zyrtarisht implementimin e “Nukleus Lab: Qendra për Inovacion Gjuhësor dhe Zhvillim Akademik”, në hapësirat e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Kjo qendër e re synon të shndërrohet në një bërthamë akademike dhe kërkimore që përqendrohet në zhvillimin e kompetencave gjuhësore përmes metodave moderne dhe teknologjisë së avancuar në edukim. “Nukleus Lab” do të shërbejë si një hapësirë për trajnime, punëtori, kërkime dhe mbështetje profesionale për studentët dhe stafin akademik.

Në kuadër të hapjes së qendrës, u mbajt edhe punëtoria e parë me temë: “Digital Literacy + Good Moodle Design”, e cila u udhëhoq nga eksperti ndërkombëtar Christopher Allen nga Suedia. Punëtoria u zhvillua në gjuhën angleze dhe mblodhi pjesëmarrës nga radhët e studentëve, ligjëruesve dhe stafit akademik të UBT-së.

Qendra “Nukleus Lab” është konceptuar si një urë ndërlidhëse mes hulumtimit shkencor, praktikës gjuhësore dhe inovacionit pedagogjik, duke forcuar kështu rolin e Fakultetit të Gjuhës Angleze në zhvillimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë.

Exit mobile version