UBT News

UBT dhe AMIK nisin trajnime falas për fuqizimin e vajzave në ndërmarrësi këtë tetor

UBT, në bashkëpunim me Shoqatën e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), hap aplikimet për serinë e trajnimeve “Inkuadrimi i Vajzave në Ndërmarrësi”, një program falas i dedikuar vajzave dhe grave të reja që synojnë të ndërtojnë ose të zhvillojnë iniciativat e tyre biznesore.

Programi parashikon katër sesione intensive, të fokusuara në njohuri praktike dhe aftësi të menjëhershme të zbatueshme në treg:

  • Administrim Biznesi – 3 tetor 2025
  • Aspektet Ligjore & Etika në Biznes – 6 tetor 2025
  • Financat & Mbledhja e Fondeve – 10 tetor 2025
  • Marketingu & Rrjetëzimi – 13 tetor 2025

Kush mund të aplikojë?

Vajza dhe gra të reja me interes për sipërmarrje, pavarësisht nëse janë në fazën e idesë apo kanë tashmë një aktivitet në zhvillim. Trajnimet vendosin theks te praktika, këshillat profesionale dhe ndërtimi i rrjetit.

Detajet logjistike

Vendet e lira: vetëm 25 për secilin trajnim

Orari: 10:00 – 16:00

Vendi: Qyteti i Mençur i UBT-së, Lipjan

Përfitime: drekë e ofruar nga UBT

Tarifa: FALAS (vendet janë të kufizuara)

Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online nëpërmjet formularit zyrtar:

APLIKIMI ONLINE!

Exit mobile version