Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në një ceremoni modeste ka ndarë çmimet vjetore në fushën e muzikës për vitin 2019.
Dumoshi njofton se juria e përbërë nga anëtarët Vaso Tole, Rafet Rudi, Baki Jashari, kanë vlerësuar që çmimet vjetore në fushën e muzikës të ndahen si vijon:
Çmimi Kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”, iu nda kompozitorit Vinçenc Gjini,
Çmimi për vepër vokalo-instrumentale dhe muzikore skenike, iu nda kompozitorit Valton Beqiri, për veprën “Rrugëtimi”,
Çmimi për vepër orkestrale-simfonike dhe koncertante, iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, për veprën “Koncert”,
Çmimi për vepër kamertale, iu nda kompozitorit Drinor Zymberi, për veprën “Trance”,
Çmimi për vepër korale, iu nda kompozitorit Hajrullah Syla për veprën “Ubi Caritas”,
Çmimi për veprat solistike dhe duo, iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “Discantus” .
“Uroj edhe njëherë të gjithë fituesit për çmimet e merituara dhe shpresoj që këto vlerësime të jenë shtysë për krijimtari të bujshme muzikore.”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews