Megjithëse muajt e verës kanë kaluar dhe tetori ka hyrë në dhjetëditëshin e dytë, Saranda sërish është një destinacion turistik për vizitorët e huaj.
Këtë fundjavë grupi me turistë gjermanë, u ndal në Sinagogën dhe Bazilikën paleokristiane (të shek IV-VI pas Krishtit) që ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës.
Sinagoga dhe Bazilika paleokristiane, janë ndër atraksionet e preferuara që tërheqin vizitorët e huaj në çdo stinë të vitit, në Sarandë dhe rajonin e saj.
Në këtë zonë përfshihet përveç sitit arkeologjik të famshëm të Butrintit edhe siti arkeologjik i Sinagogës hebraike dhe Bazilikës paleokristiane në qedër të qytetit të sotëm; Muzeu Arkelogjik i Kanonisë, Muzeu i Traditës dhe Galeria e arteve figurative “ArtSaranda”.
Sipas të dhënave nga drejtoria e zhvillimit dhe turizmin në Bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan Sarandën gjatë 2021-shit arriti në mbi 750.000 vizitorë.
Në vitin 2019 numri i turistëve që mbërritën në Sarandë (Ksamil dhe Butrint) arriti në mbi 850 mijë.