UBT News

Trupi i Maradonës do të zhvarroset katër vite pas vdekjes!

Trupi i legjendës argjentinase Diego Armando Maradona do të zhvendoset pothuajse katër vjet pas vdekjes së tij, në një veprim që ka shkaktuar një valë emocionesh ndër fansat dhe adhuruesit e futbollit.

Sipas informacionit të publikuar, Maradona do të zhvarroset dhe do të transferohet në një memorial të ri publik në Buenos Aires. Ky vend do të shërbejë si një vend përkujtimor për të nderuar trashëgiminë e një nga futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Diego Maradona, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës, ndërroi jetë në vitin 2020 pas një ataku në zemër, vetëm dy javë pasi kishte dalë nga spitali ku kishte kryer një operacion për një gjakderdhje në tru. Ai ishte 60 vjeç dhe është nderuar si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit të shekullit të 20.

Pas vdekjes së tij, trupi i Maradonës u varros në varrezat Jardin Bella Vista në kryeqytetin argjentinas. Që nga viti 2021, fëmijët e tij kanë punuar për të krijuar një mauzole të dedikuar, dhe tani ky proces ka marrë një tjetër drejtim.

Sipas gazetës spanjolle Relevo, një gjykatës i Buenos Airesit ka miratuar këtë veprim më 1 tetor, duke lejuar që trupi i Maradonës të transferohet në një memorial të përhershëm në lagjen Puerto Madero të kryeqytetit. Fëmijët e tij kanë shprehur dëshirën që ky vend të shndërrohet në një “vend pushimi të përjetshëm” ku admiruesit e tij mund të vizitojnë dhe nderojnë figurën e tij.

Memoriali, i cili do të quhet Memorial del Diez ose Memorial M10, do të nderojë fanellën e tij të famshme me numrin 10, simbol i suksesit dhe arritjeve të tij në futboll. Pas vdekjes së Maradonës, mijëra fansa u grumbulluan në rrugët e Argjentinës dhe Italisë për të nderuar kujtimin e tij, duke dëshmuar se ai vazhdon të jetë një ikonë për miliona njerëz në mbarë botën./UBTNews/

 

 

Exit mobile version