UBT News

Trump i jep ultimatum BE-së: Tarifa zero deri më 4 korrik ose rritje drastike e taksave

WASHINGTON, DC - APRIL 02: U.S. President Donald Trump holds up a chart while speaking during a “Make America Wealthy Again” trade announcement event in the Rose Garden at the White House on April 2, 2025 in Washington, DC. Touting the event as “Liberation Day”, Trump is expected to announce additional tariffs targeting goods imported to the U.S. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të përballet me tarifa “shumë më të larta” nëse blloku nuk i eliminon plotësisht taksat ndaj produkteve amerikane brenda datës 4 korrik. Pas një bisede telefonike me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump sqaroi se i ka dhënë afat Evropës deri në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së për të reflektuar, në të kundërt rritja e tarifave do të jetë e menjëhershme.

Nga ana tjetër, Von der Leyen u shpreh optimiste, duke thënë për BBC-në se blloku po shënon “progres të mirë” drejt reduktimit të tarifave përpara se të skadojë ky afat. Megjithatë, pozita e Trumpit u sfidua nga brenda, pasi një gjykatë amerikane vlerësoi se tarifat e tij globale prej 10% nuk janë të mbështetura në ligjin tregtar të SHBA-së, vendim ky që mund të nxisë beteja të reja ligjore.

Edhe pse një akord tregtar ishte arritur mes Trumpit dhe Von der Leyenit korrikun e kaluar, zbatimi i tij ka ngecur për shkak të mungesës së konsensusit mes qeverive të vendeve anëtare dhe ligjvënësve evropianë gjatë bisedimeve të fundit. Përmes një postimi në platformën X, Von der Leyen rikonfirmoi se të dyja palët mbeten të angazhuara për realizimin e marrëveshjes.

Më herët, presidenti amerikan kishte përmendur mundësinë e aplikimit të taksave prej 30% mbi mallrat evropiane. Ndërkohë, Parlamenti Evropian dha një miratim të kushtëzuar në mars, duke kërkuar garanci që SHBA-ja do të heqë tarifën 50% mbi çelikun dhe aluminin evropian përpara se të pranohet regjimi i tarifave zero për produktet amerikane. Për t’u bërë e plotfuqishme, kjo marrëveshje duhet të marrë dritën jeshile nga të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Exit mobile version