UBT News

Trey Songz me COVID-19

Trey Songz njoftoi fansat e tij se doli pozitiv me COVID-19. 35-vjeçari me anë të një postimi në rrjete sociale, u shpreh se është në vetizolim.

“Dua ta ndajë një mesazh të rëndësishëm që ju duhet të dini se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Kam bërë disa teste pasi kam qenë duke protestuar dhe unë kam një djalë të vogël në shtëpi, kështu që kam bërë teste të njëpasnjëshme dhe fatkeqësisht këtë herë rezultova pozitiv. E kam marrë këtë virus seriozisht”, duke potencuar se 1 prej 1 mijë njerëzve me ngjyrë kanë vdekur nga ky virus.

“Jam në vetizolim, do të jem në shtëpi derisa të del rezultati negativ”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version