UBT News

Trevor Noah nikoqir i ceremonisë “Grammy” për të tretin vit radhazi

Prezantuesi Trevor Noah ndihet rehat që do të jetë nikoqir i ceremonisë “Grammy” për të tretin vit radhazi, megjithëse ndjen njëfarë nervozizmi që do të ketë përballë emra të njohur sikurse Beyoncé, Adele dhe Harry Styles.

“Nervozizmi shfaqet sepse ju jeni përballë jo vetëm disa prej më të mirëve, por disa prej interpretuesve më të njohur në botë”, deklaroi ai mes tjerash.

“Nervat janë pjesë e asaj që bëj”, shtoi komediani.

Kjo është hera e tretë që ai është nikoqir i kësaj ceremonie. Ajo do të transmetohet këtë vit drejtpërdrejt nga Crypto.com Arena në CBS dhe Paramount+.

“U lehtësova që Trevor u kthye sepse ma bën punën më të këndshme dhe më të lehtë”, tha Ben Winston, producenti ekzekutiv i shfaqjes.

Noah tha se çdo vit si nikoqir i “Grammy-t” i ka ofruar nga një përvojë ndryshe për shkak të sfidave logjistike që rrjedhin nga pandemia. Megjithëse veçon vitin 2021. Edhe pse nuk u mbajt ceremonia fizikisht, ai vit e ndihmoi atë të krijojë një raport të afërt me yjet e muzikës, veçanërisht kur tregonte shakatë e tij.

Si një adhurues i muzikës, Noah mezi pret të shoh performancën e interpretuesve të njohur që do të dalin në skenë, sikurse Bad Bunny, Mary J. Blige, Sam Smith, Lizzo, Steve Lacy dhe Brandi Carlile./UBTNews/

Exit mobile version