Është trefishuar numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri, krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 9 humbje jete dhe 217 raste të reja.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 616 raste të reja.
Në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 589 qytetarë, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 178.804 raste pozitive, prej tyre 169.674 janë shëruar, 6289 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.841 pacientë.